` . E pazakontë | Fshati rumun zgjodhi të njëjtin kryetar edhe pse ai kishte vdekur muajin e kaluar - TV SHENJA

E pazakontë | Fshati rumun zgjodhi të njëjtin kryetar edhe pse ai kishte vdekur muajin e kaluar

Banorët e një fshati në Rumani rizgjodhën të njëjtin kryetar në zgjedhjet lokale, edhe pse ai vdiq dy javë më parë nga coronavirusi.

Qytetarët besojnë se bëri punë të mirë dhe se e meritonte një fitore edhe pas vdekjes, raporton ap.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj në varrin e social-demokratit, Ion Aliman pasi përfunduan zgjedhjet lokale në Rumani, transmeton Telegrafi.

Aliman fitoi me 64 për qind të votave në fshatin Deveselu, i cili ka rreth 3,000 banorë dhe ky do të ishte mandati i tij i tretë. “Nuk besoj se do të kemi përsëri një kryetar të tillë”, tha një banor i fshatit.

Aliman vdiq më 17 shtator në një spital të Bukureshtit, por emri i tij ishte shtypur tashmë në fletët e votimit dhe nuk mund të hiqej.

Me gjithë fitoren e Alimanit, partia e tij, social-demokrate humbi zgjedhjet lokale në qytetet kryesore rumune.