“E Majta” dorëzon kallëzim penal kundër Talat Xhaferit

“E Majta” dorëzon kallëzim penal kundër Talat Xhaferit

Partia “E Majta” ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Sipas së “Majtës”, Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Punës pengoi zbatimin e iniciativës civile në nivel shtetëror për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për thirrjen e referendumit shtesë të detyrueshëm për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.