` . E kryer, Lamela transferohet te Sevilla, Gil tek Tottenham - TV SHENJA

E kryer, Lamela transferohet te Sevilla, Gil tek Tottenham

Dy klubet evropiane kanë arritur marrëveshje.

Sevilla dhe Tottenham ishin në bisedime gjatë ditëve të fundimi për një marrëveshje shkëmbimi mes Erik Lamelas dhe Bryan Gil.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano tani është arritur marrëveshja mes dy klubeve, transmeton lajmi.net.

Lamela do të transferohet tek Sevilla, ndërsa Gil në Angli te Tottenham Hotspur.

Klubi spanjoll përveç sulmuesit do të përfitojë edhe 25 milionë euro si pjesë e marrëveshjes.

Sulmuesi tashmë është në Spanjë për teste mjekësore, ndërsa mesfushori do të jetë së shpejti në Angli për të nënshkruarë kontratë pesë-vjeçare.