E frikshme në Malësi të Madhe/ Uji merr automjetin, banorët shpëtojnë vajzën, babë e bir ende të zhdukur

E frikshme në Malësi të Madhe/ Uji merr automjetin, banorët shpëtojnë vajzën, babë e bir ende të zhdukur

Policia ka dhënë informacion paraprak për automjetin që u mor përpara nga rrjedha e përroit në Malësi të Madhe.
Bëhet me dije se në momentin e parë, banorët e zonës kanë mundur të nxjerrin nga automjeti vajzën ndërsa babin dhe vëllain e saj i ka marrë uji.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir). /Vizionplus/