“E dini pse Messi është lojtari më i mirë në botë? Sepse është një kafshë”, Guardiola fjalim para lojtarëve

“E dini pse Messi është lojtari më i mirë në botë? Sepse është një kafshë”, Guardiola fjalim para lojtarëve

Sukseset më të mëdha në karrierë, trajneri Pep Guardiola i ka arritur te Barcelona aty ku si nxënësin e tij kishte edhe Lionel Messi. Tekniku spanjoll ia njeh mirë cilësitë “pleshtit” dhe nuk e harron, ndaj e merr si shembull edhe në fjalimet motivuese para lojtarëve të Manchester Cityt. Kështu, në një klip dedikuar një dokumentari për The Citizens, shihet pasioni që Guardiola flet për Messin ndërsa i thekson futbollistëve të Cityt se ai është më i mirë sepse argjentinasi është si një makineri.

“E dini pse Messi është lojtari më i mirë që më kanë parë sytë? Sepse ai është një nga lojtarët më konkurrues që kërkon maksimumin gjithnjë, është një kafshë. Kur ta keni topin në zotërim djema, duhet të sulmoni në këtë zonë dhe duhet të shënojmë.

Messi e pason topin dhe më pas niset përpara si një makineri, ai e nuhat golin. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të harkojmë në zonë dhe të jemi aty në momentin e duhur”, thekson Guardiola. Dhe, në fakt, fjalimi i Guardiolës funksionoi sepse duke qenë se fituan me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e grupeve të Champions League ndaj Club Brugge.