E bujshme/ Mediat argjentinase zbulojnë të ardhmen e Dybalës

E bujshme/ Mediat argjentinase zbulojnë të ardhmen e Dybalës

Paulo Dybala do të firmosë me Interin dhe sipas mediave argjentinase ky është fakt tashmë. Gazetari i “TyC Sports”, Cesar Luis Merlo, i cili prej kohësh po ndjek situatën e sulmuesit, në një postim në “Twitter” thekson se 28-vjeçari do bashkohet me “zikaltërit” e Italisë.

“Paulo Dybala është përforcimi i ri i Interit. Tashmë ka pranuar kontratën 4-vjeçare në terma të përgjithshëm. Tani mbetet të shihet ku do të bëhen ekzaminimet mjekësore që Dybala të veshë fanellën ‘zikaltër’”,-shkruan argjentinasi.