` . E bujshme!!! Hamilton shok skuadre me Vettel tek Aston Martin vitin 2022 - TV SHENJA

E bujshme!!! Hamilton shok skuadre me Vettel tek Aston Martin vitin 2022

Lewis Hamilton rinovoi me një vit kontratën me Mercedes, por çfarë do të ndodhë pas një viti? Sipas mediave britanike, 7 herë kampioni i botës mund të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1, këtë herë duke garuar me makinën Aston Martin. Rregullat e reja që do të aplikohen nga viti i ardhshëm favorizojnë të gjitha makinat dhe pilotit britanik nuk i mungon përvoja për të bërë diferencën në pistë. Skuadra e Aston Martin nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin ndaj Hamilton, me shpresën për ta marrë në skuadër, ashtu sikurse bërë vjet me Sebastian Vettel. Piloti gjerman, 4 herë kampion bote në Formula 1, la Ferrarin, për të vijuar karrierën me makinën e Aston Martin, ku do të debutojë këtë sezon. “Nuk e mohoj se është një perspektivë tërheqëse. Hamilton është një kampion në cilëndo makinë ta ulësh. Jam i bindur se çdo makinë është gati ti ofrojë një kontratë, ndaj edhe ne mund ta provojmë një gjë të tillë. Gjithsesi, për momentin jemi përqendruar te ky sezon”, u shpreh pronari i Aston Martin, Laërence Stroll. /TELESPORT/