` . Dy të vrarë në kazinon në rrugën Shkup - Bllacë - TV-SHENJA

Dy të vrarë në kazinon në rrugën Shkup – Bllacë

Dy persona kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm gjatë grabitjes të kazinos në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

“Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me çrrastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë, pas çka edhe ai ka ndërruar jetë.

Sipas denoncimit personat e armatosur kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndryshe ekipi SPB – Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, teksa po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.