Dy të vdekur në rrëzimin e aeroplanit në Ohio

Dy të vdekur në rrëzimin e aeroplanit në Ohio

Dy persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar të martën në mëngjes në parking të një autosalloni në Marietta, në periferi të Ohios, njofton CNN.

Në rrëzimin e aeroplanit “1974 Beechcraft King Air E90” vdiqën piloti dhe pasagjeri.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit me kohë lokale.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “John Glenn Columbus”.

Nuk u lëndua asnjë person jashtë aeroplanit, është njoftuar nga Policia e Ohios.

“Ka disa vetura të dëmtuara dhe ndërtesa ka pasur pak dëmtim po ashtu”, ka thënë shefi i Policisë, Nathan Dennis.