Dy gola të Moratas dhe tri asiste të Felix, Aletico fiton thellë ndaj Getafes

Dy gola të Moratas dhe tri asiste të Felix, Aletico fiton thellë ndaj Getafes

Alvaro Morata dhe Antoine Griezmann i sigurojnë fitoren e parë Atleticos së Madridit në këtë sezon të La Ligas në transfertën e Getafes. “Los Colchoneros” nuk e vunë në asnjë moment në diskutim triumfin në këtë transfertë, ku dominuan që në minutat e para.

Simeone u çlirua shumë shpejt nga presioni i rezultatit falë golit të Alvaro Moratas që në minutën e 15-të pasi shfrytëzoi një pasim të Joao Felix. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Atleticos dhe për ta mbyllur ndeshjen mendoi sërish Morata, që edhe në këtë rast pati bashkëpunimin me Felix.

Edhe pse nuk e gjeti vetë rrugën e rrjetës, talenti portugez dha edhe asistin e golit të tretë të shënuar nga Griezmann në minutën e 75-të.