Dy ditët e fundit janë vaksinuar 1.018 fëmijë

Gjatë ditës së sotme nëpër poliklinikat e Shkupi janë vaksinuar rreh 28. Siç bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë deri tani gjithsej numri total i të vaksinuarve për dy ditët e fundit është 1,018. Mirëpo para dy dite, kur filloi vaksinimi, deri në fund të ditës u vaksinuan 488 fëmijë. Nga kjo Ministri informuan se përgjatë fundjavës në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, do të punohet me dy ndërrime nga ora 07:30 deri në19:00. Kurse ditën e hënë, do të punohet vetëm ndërrimi i parë. Ndryshe, kjo është dita e pestë që Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie në territorin e Shkupit dhe e njëjta sipas ministrit Venko Filipçe mundë të zgjas deri më dy javë. Për këtë periudhë, është në fuqi urdhri që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen nëpër çerdhe. /SHENJA/