Dy avionë bombardues rusë përplasen në stërvitje

Dy avionë bombardues rusë përplasen në stërvitje

Dy avionë bombardues rusë të tipit Su-34 janë përplasur në qiell gjatë një fluturimi trajnues këtë mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se incidenti ndodhi në Lindjen e Largët të Rusisë mbi Detin e Japonisë, përderisa avionët po praktikonin manovrime. Ministria theksoi se avionët u afruan ngushtë duke manovruar, gjë që shkaktoi përplasjen.

“Avioni An-12 dhe dy helikopterë kërkimi dhe shpëtimi Mi-8 po kërkojnë për pilotët në zonë. Avionët kryen fluturimin e stërvitjes pa municion”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Su-34 është një bombardues multifunksional që mund të sulmojë shënjestra në ajër, tokë, det dhe sipërfaqe. Ai ka një ekuipazh prej dy personash.