‘Duhet të vuajë pasojat’, Ten Hag flet për dënimin e Ronaldos: Jam unë në krye këtu

‘Duhet të vuajë pasojat’, Ten Hag flet për dënimin e Ronaldos: Jam unë në krye këtu

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo kaloi shumë minuta në nxehje gjatë takimit United-Tottenham (2-0) dhe në minutat e fundit nxitoi të shkonte drejt dhomave të zhveshjes, dukshëm i zhgënjyer për faktin që trajneri nuk e aktivizoi.

37-vjeçari nuk është grumbulluar për duelin ndaj skuadrës londineze dhe sot është stërvitur me ekipin U21 të United, ndërkohë që klubi pritet t’i mbajë pagën e dy javëve, që është e barabartë me vlerën 1 milion paund.
Ten Hag ka treguar versionin e tij në lidhje me ngjarjen aspak të këndshme që ndodhi të mërkurën.
A refuzoi Cristiano Ronaldo të futej në lojë kundër Tottenham?

“Po! Është hera e dytë dhe duhet të ketë pasoja, është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit. Unë jam përgjegjës, duhet të vendos disa standarde dhe t’i kontrolloj ato.

Ajo që themi me Cristianon mbetet mes nesh dhe ai gjithashtu mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër”, u shpreh Ten Hag.