Dueli i numrave 7, Muriqi i kundërpërgjigjet Cavanit, shënon golin e 6 në La Liga

Dueli i numrave 7, Muriqi i kundërpërgjigjet Cavanit, shënon golin e 6 në La Liga

Vedat Muriqi gjen sërish rrjetën. Pas pezullimit dy javor, ylli i sulmit të Kosovës është rikthyer në fushë për sfidën mes Valencias e Mallorcës dhe ka rigjetur menjëherë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi “dardan” e nisi si titullar sfidën dhe shënoi në minutën e 66’, pasi ekzekutoi saktë një penallti, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin “Mestalla” dhe njëkohësisht duke shënuar golin e 6-të sezonal.

Më herët për Valencian kishte shënuar Edinson Xavani, sërish me penallti, teksa interesant është fakti se të dy qendërsulmuesit luajnë me numrin 7 mbi shpinë dhe kanë jo pak ngjashmëri fizike.