Droni i Koresë së Veriut kalon mbi hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut kanë deklaruar se Koreja e Veriut i ka dërguar pesë dronë përtej kufirit të tyre të përbashkët.
“Mjetet ajrore pa pilot shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare rreth provincës Gyeonggi”, thanë shefat e përbashkët të shtabit të vendit.
Një dron fluturoi deri në skajin verior të kryeqytetit, Seul, përpara se të kthehej përtej kufirit.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha se ata kishin humbur gjurmët e të gjithë dronëve, ndonëse kishin shtënë drejt tyre.
Kjo vjen në mesin e tensioneve që janë në rritje në gadishullin korean, pasi Koreja e Veriut ka kryer një numër të testimeve raketore këtë vit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.