` . Drita-Linfield, çështja i kalon Apelit të UEFA-s - TV SHENJA

Drita-Linfield, çështja i kalon Apelit të UEFA-s

Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për rastin e ndeshjes së kampiones së Kosovës, Dritës, ndaj Linfield, në finalen e paraeliminatoreve të Championsit.  Në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, Disiplina nuk ka mundur të vendosë dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-s.

Në vendim thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështjeje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s është vendosur që kjo çështje t’i kalojë direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim.”

Anulimi i ndeshjes u vendos vetëm pak orë para orarit zyrtar dhe lidhet tërësisht me faktin se një prej futbollistëve të kampionëve të Kosovës, mesfushori Namani kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.