Dragi Kanatllarovski publikon listën U21 për dy ndeshjet kontrolluese

Dragi Kanatllarovski publikon listën U21 për dy ndeshjet kontrolluese

Në periudhën prej 21 deri më 26 shtator, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të marrë pjesë në turneun kontrollues që do të mbahet në Sveti Martin na Mura të Kroacisë.

Krahas përfaqësueses të vendit, do të marrin pjesë edhe kombëtaret e Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Kroacisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski, ka vendosur që për turneun e ardhshëm në Kroaci të thërrasë këta futbollistë:

Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikolovski (Voska Sport), Aleksandar Angelkoski (Teteks);

Mbrojtës: Antonio Jankuloski (Vastra Frolunda, Suedi), Agan Mjaki (Groningen, Holandë), Stefan Despotovsi (Sturm, Austri), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Martin Velickovic Radulovic (Slovan Bratislava, Sllovaki), Reshat Ramadani (Shkëndija) , Viktor Krstevski (Gostivar), Kristian Tasevski (Augsburg);

Mesfushorë: Aleks Zlatkov (Shkupi), Ivan Nikolov (Bregalnica), Hamza Ramani (Pobeda), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gaziantep, Turqi), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Leonid Ignatov (Skopje), Berat Kalkan (Kasimpaşa, Turqi), Behar Feta (Voska Sport), Arda Okan Kurtulan (Adana, Turqi);

Sulmues: Mario Ilievski (Kishvarda, Hungari), Luan Abazi (Ville, Zvicër), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Lojtari i Shkendijës, Dashmir Elezi, nuk është thirrur në skuadër për ndeshjet në Kroaci për shkak të thirrjes në ekipin nën 19 vjeç të drejtuar nga Nexhat Shabani.

Skuadra U19 ndaj Qipros ka takimin e fundit kontrollues përpara turneut kualifikues për në fazën Elite për Kampionatin Europian.

Ndeshjen e parë të turneut në Kroaci e luajmë kundër Shqipërisë më 23 shtator.

Më 26 shtator do të përcaktohet më tej se cila nga përfaqësueset, Kroacia apo Arabia Saudite, do të jetë kundërshtari ynë i radhës.

Grumbullimi i përfaqësues U21 të Maqedonisë është caktuar për më 18 shtator në hotel Park.