“Draghi nuk është Berluskoni dhe Scholz s’është Merkel”, Medvedev: Liderët e BE-së janë kthyer në rezerva të amerikanëve

“Draghi nuk është Berluskoni dhe Scholz s’është Merkel”, Medvedev: Liderët e BE-së janë kthyer në rezerva të amerikanëve

“Pa ofenduar askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë udhëheqës të rinj dhe i përkasin një epoke të re qeverisjeje, e cila për mendimin tim është larg nga optimalja”

Kështu ka deklaruar ish-presidenti Dmitry Medvedev i cili është një aleat i ngushtë i Putin, sipas mediave të huaja.

“Problemi i degjenerimit të politikës europiane, lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë”, tha ai.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit ka kundërshtuar hapur klasën politike europiane. Ndërkohë ai vazhdon më tej linjën e tij kritike duke thënë: “Charles de Gaulle mund të kundërshtonte çdo president amerikan. Dhe tani cilët europianë do ta bëjnë këtë pa u shtrënguar duart.

Ata janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta zgjedhore. Për një kohë të gjatë kam qenë në kontakt me liderë të huaj dhe mund të shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë.

Në 20 vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi”.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur nga samiti i BE-së në Bruksel po vijnë sinjale të pastra se unioni do t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë.

/abcnews.al