Dortmund nuk ul pretendimet për Akanji, Interi nis shqyrtimin e alternativave të tjera

Dortmund nuk ul pretendimet për Akanji, Interi nis shqyrtimin e alternativave të tjera
Dortmund's Swiss defender Manuel Akanji plays the ball during the German first division Bundesliga football match 1 FC Union Berlin v BVB Borussia Dortmund in Berlin, on February 13, 2022. - DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by Ronny Hartmann / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by RONNY HARTMANN/AFP via Getty Images)

Largim i Ranocchia ka lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e Interit që kërkon sa më parë partnerin e De Vrij. Emri i parë në listën e dëshirave është futbollisti i Dortmund Manuel Akanji. “Zikaltrit” bënë lëvizjen e parë duke kërkuar huazimin me detyrim blerje, por diçka e tillë nuk u pranua nga gjermanët që nuk pranojnë më pak se 20 milionë euro për ta lënë të lirë zviceranin. Me rezistencën e Dortmund te Inter kanë nisur që të shohin opsionet e tjera, edhe pse do të tentojnë deri në fund Akanji.

Francesko Acerbi është një tjetër opsion i mundshëm, me lojtarin e Lacion që mund të transferohet në Milano për 4 milionë euro. Në orët e fundit po ashtu ka dalë dhe emri i Japhet Tanganga të Tottenham, me londinezët që janë të gatshëm ta huazojnë.

Megjithatë te Inter janë të bindur se Dormtund do të ulë pretendimet për Akanji dhe po presin që të gjejnë marrëveshjen, por në anën tjetër po kujdesen për të shmangur çdo surprizë të pakëndshme, pasi është e nevojshme që deri në fund të merkatos të transferohet dhe një futbollist. /SS/