“Dorëzohet” Boris Johnsson, kryeministri britanik pranon të japë dorëheqjen

“Dorëzohet” Boris Johnsson, kryeministri britanik pranon të japë dorëheqjen

Boris Johnsson u dorëzua. Kryeministri britanik ka pranuar të japë dorëheqjen, pasi vetë pala konservatore e partisë së tij i shkoi kundër në javët e kaluara.

Opozita e brendshme ndaj Johnsson erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish-shefit të grupit parlamentar, Chris Pincher, për sjellje të pahijshme.
Kulmi i krizës së ekzekutivit britanik dhe sinjali se fati i kryeministrit ishte i shënuar, erdhi dy ditë më parë kur Rishi Sunak, ministër i Financave dhe Sajid Javid, sekretar për Shëndetësinë dhe kujdesin social dhanë dorëheqjen brenda pak minutave mbrëmjen e së martës, me pretendimin se kishin humbur besimin te Johnson, ndërkohë që të njëjtin shembull ndoqën edhe anëtarët e tjerë më të rinj të qeverisë.
Sipas burimeve, Johnson ka tentuar të zëvendësojë ministrat e dorëhequr, por asnjë brenda partisë nuk ka pranuar të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.

Johnson pritet të dalë nga momenti në moment nga zyra ikonike Downing Street, për të zyrtarizuar vendimin.