` . Dorëzohen kallëzime për pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë, procedura ende nuk është kompletuar - TV-SHENJA

Dorëzohen kallëzime për pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë, procedura ende nuk është kompletuar

Personat pjesëmarrës në liturgjinë në Strugë, thirren në bisedë informative dhe ngritën parashtresa përkatëse nga Prokuroria Publike, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Sektori për Punë të Brendshme në Ohër, punon në koordinim me Prokurorinë Publike, identifikohen personat, ngritën padi penale dhe parashtresa përkatëse në Prokurori. Po zhvillohen biseda edhe me drejtuesin e Departamentit të Punëve të Brendshme në Strugë dhe Ohër, me inspektorët në detyrë në terren dhe anëtarët në uniformë të policisë, përfshirë Departamentin e policisë pa uniformë, sapo të përfundojë procedura do ta informoj publikun”, thotë Çulev.