` . Donald Trump bën premtimin: Vaksina e koronavirusit do të dalë para fundvitit - TV SHENJA

Donald Trump bën premtimin: Vaksina e koronavirusit do të dalë para fundvitit

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se vaksina e Covid-19 do të jetë në dispozicion para fundvitit.
“Dua të dërgoj falënderimet tona për shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë vendin dhe madje edhe në mbarë botën, të cilët janë në ballë të përpjekjes sonë historike për të zhvilluar me shpejtësi dhe ofruar trajtime për shpëtimin e jetës dhe përfundimisht një vaksinë”, tha Trump.
“Ka të ngjarë të kemi një zgjidhje terapeutike dhe/ose vaksinë shumë përpara fundit të vitit“, shtoi ai. Trump gjithashtu tha se administrata e tij ka testuar më shumë se 40 milion njerëz në të gjithë vendin.
“Ne u goditëm nga virusi që vinte nga Kina dhe ne kemi bërë një përparim të madh, strategjia jonë po ecën mirë. Ne kemi mësuar se si ta shmangim. Ne kemi bërë ventilatorë atje ku nuk kishte asnjë, me dhjetëra mijëra, deri në atë pikë sa kemi shumë më tepër sesa duhen. Por tani ne kemi testuar pothuajse 40 milion njerëz “, u shpreh Presidenti.

Trump deklaroi më tej se 99% e rasteve me koronavirus janë të padëmshme. Sipas mediave të huaja, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve.