` . Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri, mungojnë garat në Gjermani - TV SHENJA

Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri, mungojnë garat në Gjermani

Gjermania ka ekipin më të suksesshëm në Formula 1, Mercedesin, por sezonin e ardhshëm gjasat janë që të mos presë asnjë Çmim të Madh, as në Hockenheim dhe as në Nurburbring.

Këtë e bën me dije bosi i Formulës 1, Stefano Domenicali, i cili zbulon se organizatorët gjermanë janë ende të stepur për shkak të pandemisë dhe nuk kanë ndërmend të marrin përsipër mikpritjen e një gare për vitin 2022.

Sa i përket sezonit të ri, italiani Domenicali zbuloi se gjithçka do të nisë nga Çmimi i Madh i Bahreinit, teksa shtoi se gjasat janë që të shtohet një garë në Afrikë e të rikthehet edhe gara e Koresë së Jugut, që ka qenë edhe më herët pjesë e kalendarit të Formulës 1.