Doli në shitje numri më i ri i revistës Shenja

Doli në shitje numri më i ri i revistës Shenja

Doli në shitje numri më i ri i revistës Shenja. Ky numër i kushtohet themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe “përplasjes” së SHBA-së dhe BE-së në Kosovë. Milazim Krasniqi e trajton çështjen e Uashingtonit si realitet dhe Brukselit si mit tek shqiptarët, Rizvan Sylejmani flet për sprovën e shqiptarëve në kohë kaosi dhe Abdi Baleta shkruan për ndikimin e çarjes euro-atlantike në Ballkan. Nexhmedin Spahiu flet për nënën Europë dhe babën Amerikë të shqiptarëve, Celo Hoxha shkruan për natyrshmërinë e krijimit të ushtrisë së Kosovës, Agim Popoci trajton historikun e atyre që përbuzën dhe atyre që krenuan shqiptarët dhe Urim Tusku shkruan për dashamirësinë e kahershme të SHBA-ve dhe shqiptarëve. Mirlind Behlulishkruan për “Dy Turqitë” kurse Labinot Konushevci trajton çështjen e teksteve shkollore në Kosovë. Metin Izeti shkruan për mundësitë e filmit në edukimin moral, Nuredin Nazarko reflekton përsiatjet për ekzilin shpirtëror, Iljasa Salihupër faljen dhe Fjolla Spanca i shkruan letër vetes. Hajrudin S. Muja shpalos hulumtimet rreth mitit dhe legjendës së arnautëve, Ismet Azizi shkruan për rëndësinë e toponimeve shqiptare në Sanxhak dhe Qerim Lita me argumente nga arkivi shpalos luftën e komunistëve ndaj arsimit shqip. Nga arkivi historik Mustafa Spahiq vjen me historinë e dhjetë gjenocideve mbi myslimanët e Ballkanit dhe Nuridin Ahmeti vjen me recension të përmbledhjes “Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Shenja godet në shenjë!