Do të ketë rritje rroge edhe për profesorët universitar, tha Kovaçevski

Do të ketë rritje rroge edhe për profesorët universitar, tha Kovaçevski

Rritja e rrogave të profesorëve universitar është planifikuar në Buxhetin nga shtatori, ndërsa kjo është parashikuar edhe në rebalancin e buxhetit. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai tha se e ka parë letrën të cilën e kanë dërguar profesorët universitar dhe se ka pasur kontakt me ta, ngase edhe ai është profesor universitar.
“Është e saktë se në tërë sektorin e arsimit duhet të rriten rrogat dhe nëse e shikoni buxhetin ai nga viti në vit rriten, por edhe investimet që bëhen dhe mjetet të cilët përcaktohen për arsim dhe shkencë”, tha Kovaçevski.
Ai ka shtuar se duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi më tepër universitetet shtetërore në vend dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se gjendemi në kohë të krizës së madhe ekonomike.,