Dizeli ulet për tre, ndërsa benzinat për dy denarë

Dizeli ulet për tre, ndërsa benzinat për dy denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës të ulen për  2,77% në raport me vendimin e datës 14.11.2022.

Sipas vendimit të komisionit çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,567 den/kg .

Nga mesnata, EUROSUPER BS – 95  do të shitet për 91,50 (denarë/litër), EUROSUPER BS – 98  do të kushtojë 94,00 (denarë/litër), një litër  EURODIZEL BS (D-E V)  do të shitet për 93,00 denarë,  vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)  do të shitet për 88,00 denarë/liter dhe mazuti për 47,622 denarë/kilogram.