Dizeli lirohet për tre denarë

Dizeli lirohet për tre denarë

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate çmimi i dizelit do të lirohet për tre denarë, transmeton SHENJA.
Sipas vendimit, një litër dizel pas mesnate do të kushtojë 92 denarë.
Çmimet e benzinave mbeten të njëjta, gjegjësisht EUROSUPER BS-98 do të shitet për 87 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-95 për 84.5 denarë për litër.