Distria Krasniqi e papërmbajtshme, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi e papërmbajtshme, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kampionia olimpike pas dy fitoreve në raundin e dytë dhe të tretë, ka siguruar fitoren edhe në çerekfinale.

Distria në këtë raund e ka mposhten xhudisten nga Mongolia, Khorlooodoi Bishrelt në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Këtë ndeshje, xhudistja pejane e fitoi me ‘wazari’ pas vetëm 15 sekondave duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Distria do të ndeshet me britaniken Chelsie Giles.

Ndryshe, Distria po udhëhiqet nga ish-bashkë-lojtarja, trajnerja Majlinda Kelmendi.