` . Disfata me Poloninë, rrethanat që shuan ëndrrёn e kuqezinjve - TV SHENJA

Disfata me Poloninë, rrethanat që shuan ëndrrёn e kuqezinjve

Në vullkanin “Air Albania”, ku 22 mijë tifozë shpresuan deri në fund për një rezultat pozitiv ndaj Polonisë, kuqezinjtë nuk arriti dot që të merrte një sukses, për të luajtur në këmbët e tyre ëndrrën e madhe për Botërorin e Katarit. Me shtatë mungesa, Edoardo Reja duhet nuk kishte shumë llogari për të bërë, për lojtarët që do hidhte në fushë.

Me Erjon Hoxhallarin, Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin të prekur nga COVID-19, Bekim Balajn, Berat Gjimshitin, Ivan Balliun të dëmtuar dhe me Endri Çekiçin të pezulluar për shkak kartonësh, Reja duhej të merrte më të mirën nga futbollistët e mbetur. Tekniku italian kishte në dispozicon vetëm 8 futbollistë, mes të cilëve dy portierë, krahas 11-shes që kishte hedhur në fushën e lojës. Pavarësisht se kuqezinjtë kishin me vete dhe lojtarin e 12-të në “Air Albania”, nuk ia dolën për të marrë një fitore të shumëdëshiruar.

Armando Broja, lojtari i cili kishte zgjidhur dy takimet e fundit me Hungarinë, edhe në këtë përballje e niste nga stoli. Megjithatë, polakët kishin marrë të gjitha masat për të bllokuar hapësirat për 20-vjeçarin. Pavarësisht mbulimit të rreptë nga skuadra mike, sulmuesi i Southampton edhe një herë tjetër tregoi se ka potencial për ti bërë keq çdo kundërshtari, edhe pse këtë herë nuk pati produktivitetin e tri takimeve të fundit, ku kishte përshëndetur rrejtën.

Aktivizimi i Lenjanit, Çokajt dhe Bajramit ishin lëvizjet e fundit të Rejas, i cili në fund pa skuadrën e tij të dilte e dëshpëruar nga fusha, me një humbje e cila peshon ndoshta sa fati i këtyre kualifikueseve.

Vetëm vendi i tretë për kuqezinjtë, të cilët si objektiv në fillim të kualifikueseve kanë pasur pikërisht pozicionin aktual, që matematikisht është i arritshëm me një sukses në dy ndeshjet e fundit, ku do të përballemi me Anglinë në Wembly dhe me Andorrën në shtëpi.