` . Disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji - TV SHENJA

Disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari u kap pas sulmit të mërkurën vonë në qytetin Kongsberg, 80km në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm”, u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas. “Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur”.

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte “disa skena krimi”.


Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.


Ministrja norvegjeze e drejtësisë dhe sigurisë publike, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoronte nga afër situatën, tha ministria. /Telegrafi/