Dimitar Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev së bashku me Abazoviqin dhe Ramën

Dimitar Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev së bashku me Abazoviqin dhe Ramën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nuk do të shkojë për vizitë në Kiev së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ftesa është për periudhën në të cilën agjenda e kryeministrit është shumë intensive dhe për shkak mundësisë që ajo të ndryshojë, për fat të keq nuk kemi mundur t’i përgjigjemi pozitivisht. Përkrahja jonë për Ukrainën dhe popullin e guximshëm ukrainas është e padiskutueshme dhe pa rezerva”, kanë thënë nga Qeveria për Fokus.