` . Dëshmitari në rastin “Erasmus”: Profesori kërkonte të ketë marrëdhënie intime ose 1000 euro për notë - TV SHENJA

Dëshmitari në rastin “Erasmus”: Profesori kërkonte të ketë marrëdhënie intime ose 1000 euro për notë

Dëshmitari Dejan Trajkoviq në seancën e sotme të rastit “Erasmus” ka theksuar se profesori Bobek Shuklev ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale ose t’i japin 1000 euro që të jep një notë studentes në fakultetin e Ekonomisë në Shkup.
Trajkoviq i cili nga viti 2012 deri në vitin 2018 ka punuar në bifen e fakultetit Ekonomik, ka theksuar se dy studente kanë kërkuar nga ai të ndërmjetësoj për notë. Dëshmitari e ka pyetur Shuklevin, ndërsa ai është përgjigjur që t’i thotë studentes se dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me të ose të paguaj 1000 euro.
Trajkoviq e ka transmetuar porosinë por studentja ka refuzuar të ketë marrëdhënie me profesorin, por se do të paguaj parat e kërkuara.
Demonstratori Dragan Denkovski i ka thënë Trajkoviqit tha se mund të kryen për studentët të marrin notë tek më shumë profesorë, mes të cilëve Dragi Janev, Sllave Risteski, Shuklev dhe të tjerë.
Denkovski i ka thënë se tarifat kanë lëvizur nga 500 deri në 1000 euro për notë.
Në rastin Erasmus profesorë të Fakultetit Ekonomik në Shkup akuzohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare si dhe për pranim të ryshfetit. Rasti është hapur në vitin 2016, ndërsa të akuzuar janë profesorët Bobek Shuklev, Sllave Risteski, Dragan Janev dhe Stojan Debarlliev.