` . Dëshmia e Pepe Reina: Jam prekur nga Koronavirus, duket sikur të shtyp një kampion - TV SHENJA

Dëshmia e Pepe Reina: Jam prekur nga Koronavirus, duket sikur të shtyp një kampion

Dëshmive që Coronavirus prek edhe njerëzit e shëndetshëm, të kontrolluar rreptësisht dhe të stërvitur siç janë futbollistët, I shtohet edhe Pepe Reina. Portieri spanjoll që luan në Angli ka zbuluar se edhe ai është infektuar me Covid-19. “Javën e shkuar kisha të gjitha simptomat e Coronacirus. Ishin ditë të vështira, ku mora të gjitha masat për të mos infektuar njerëzit e tjerë që jetojnë me mua. Këtu nuk bëhen teste dhe ky është një problem. Por tani jam mirë. Ishte e vështirë. Ndjehesh sikur të ka kaluar sipër një kampion”, ka thënë Reina në një intervistë për mediat spanjolle. Nuk mund të evitohej një koment në lidhje me futbollin që tashmë ka ndaluar thuajse në të gjithë botën.

“Nuk ka kuptim të luash pa publik. Në çdo rast, nëse kthehemi të luajmë, duhet të ketë garanci për sigurinë. Ne futbollistët jemi të priviligjuar. Unë e kam të thjeshtë të qëndroj në izolim, por njerëzit e fortë janë ata që jetojnë në 70 metra katrorë bashkë me tre fëmijë. Ata po që janë heronj”, është shprehur Pepe Reina. /BW/