` . Derivatet e naftës me çmime të reja - TV SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetik nga mesnata do të shtrenjtohen për një denarë çmimet e benzinave, ndërsa çmimi i Dizelit dhe Vajit Ekstra të Lehtë do të jetë e njehtë.

Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 69,00 denarë, ndërsa një litër BS-95 do të shitet për 67,00 denarë.

Çmimi i një litër Dziel edhe në javën e ardhshme do të jetë 55 ,00 denarë.

Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të shitet 44,50 denarë për litër. /SHENJA/