Derivatet e naftës me çmime të reja

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) të ulet për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 të mos ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,607 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,245 den/kg.
Nga mesnata e sotme EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 66,50 denarë/litër, EUROSUPER BS -95 do të shitet për 75,00 denarë/litër, EUROSUPER BS – 98 për 77,00 denarë/litër, ndërsa Vaj Ekstra i Lehtë do të shitet për 66 denarë/litër.

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 66,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,245 (denarë/kilogram)