` . Deri tani janë regjistruar 600 mijë qytetarë, vetëm sot mbi 100 mijë - TV SHENJA

Deri tani janë regjistruar 600 mijë qytetarë, vetëm sot mbi 100 mijë

Më shumë se 600.000 qytetarë janë regjistruar deri më sot. Unë jam i kënaqur, por kjo nuk më bën të ndihem rehat dhe nuk do të jem rehat dhe nuk do të jem deri në ditën e fundit të regjistrimit, thotë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski.

Sipas tij, vetëm sot janë regjistruar mbi 100.000 qytetarë.
“Me këtë ritëm, regjistrimi do të përshpejtohet dhe unë pres që të përfundojnë të gjitha gjërat në kohë.

Kemi një përshpejtim të procesit, nga java tjetër pres që të ngadalësohet pak, por jo në masë të madhe të ketë pengesa”, shton Simovski për “24 Analiza”.