Deri më tani 488 fëmijë janë vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin deri te të gjithë prindërit në lidhje me epideminë e fruthit, që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, e cila sipas tyre, është me kualitet të lartë dhe kualitativ, ndërkaq është e prodhuar nga Belgjika.
“Rikujtojmë se, ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet shpërndarja e epidemisë së fruthit që është shpërndarë në Shkup”, thonë nga Ministria e Arsimit.
Pikat e vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë deri më sot në orën 19:00.