Për dallim nga hera e parë ku pranim-dorëzimi i vaksinave u bë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, këtë herë atë do ta bëjnë ministrat e shëndetësisë.
“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nesër në pikën kufitare në Tabanovc do të pres delegacion nga ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar i cili do të dorëzoje edhe pjesën e dytë të vaksinave “Fajzer” për RMV-në”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor. /SHENJA/