Derbi londinez për Franck Kessie, pëlqehet edhe në Kinë!

Derbi londinez për Franck Kessie, pëlqehet edhe në Kinë!

Mund të ketë një derbi edhe në merkato mes Tottenham dhe Chelsea-it. Klubet londineze janë gati të “përballen” me njëra-tjetrën për të marrë shërbimet e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie. Sipas mediave italiane, edhe pse është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, kuqezinjtë mund të jenë të detyruar ta shesin 22-vjeçarin për shkak të problemeve që ata kanë me UEFA-n sa i përket fair play-it financiar. Sipas të njëjtave burimeve, nëse për mesfushorin vjen një ofertë prej 45 milionë eurosh ai mund të largohet. Për momentin Kessie ndiqet nga dy klubet e Premier League si dhe nga kinezët e Beijing Guoan. /SS/