Deputetët në RMV sot do të diskutojnë për Risto Penovin

Deputetët në RMV sot do të diskutojnë për Risto Penovin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 88-të, ku deputetët do të diskutojnë propozimin për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Penov për këtë pozitë u propozua pasi ish-ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, më 20 shtator të këtij viti dha dorëheqje nga pozita e tij për arsye personale. Dorëheqja e Milevskit është konfirmuar në seancën e djeshme plenare.

Në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 88-të, deputetët ndër të tjera do të diskutojnë propozimet për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe Propozimin për vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror. dhe ndërmjet fondeve.

Deputetët dje njëzëri dhanë mbështetjen e tyre pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të paraqitur nga opozita. Nga 84 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan “pro”. Nuk pati asnjë kundër apo abstenim.
Kuvendi, po ashtu njëzëri, me gjithsej 76 vota “për”, pa asnjë kundër apo abstenim, ka dhënë mbështetje pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të paraqitur nga deputetët e partive në pushtet.