` . Denver Nuggets mposhten nga Portland Trail Blazers në duelin e parë të “Play Off-it” - TV SHENJA

Denver Nuggets mposhten nga Portland Trail Blazers në duelin e parë të “Play Off-it”

Denver Nuggets kanë pësuar humbje në shtëpi ndaj Portland Trail Blazers.
Në këtë takim, Portland regjistroi një paraqitje fantastike duke fituar tre nga katër çerekët ndaj Denverit, edhe pse këta të fundit ishin nikoqirë të ndeshjes.

Rezultati i çerekëve, Denver Nuggets – Portland Trail Blazers: (30-35), (31-23), (25-38) dhe (23-27).
Nikola Jokic shkëlqeu për Denverin me 34 pikë, 16 kërcime dhe një asistim dhe bashkë me të edhe Porter me 25 pikë dhe nëntë kërcime.
Për Portland shkëlqyen, Lillard me 34 pikë, dy kërcime dhe 13 asistime dhe Porter me 25 pikë dhe nëntë kërcime.

Rezultati përfundimtar, Denver Nuggets 109–123 Portland Trail Blazers.