Dëmtohet Brozovic, në vigjilje të kampionatit Inzaghi teston edhe njëherë Asllanin

Dëmtohet Brozovic, në vigjilje të kampionatit Inzaghi teston edhe njëherë Asllanin

Trajneri Simone Inzaghi në testin miqësor që zikaltërit luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj Villareal kishte ideuar të zbriste në fushë me 11-tëshen titullare për të bërë një provë gjenerale para kampionatit.

Por, me problemet fizike të Brozovic, ai që do të startojë nga minuta e parë do të jetë pikërisht mesfushori i kombëtares i cili nëse e kalon me sukses edhe këtë test, atëherë mund të marrë minuta të rëndësishme edhe në premierën e kampionatit ndaj Lecces. Vlen të theksohet se në miqësoret parasezonale të Inter, 20-vjeçari kuqezi ka shkëlqyer, madje duke shënuar gol në sfidën ndaj Monaco si dhe ka asistuar ndaj Luganos.