Dembo transferohet te Al-Nasr, Shkupi do të përfitojë 375 mijë euro

Dembo transferohet te Al-Nasr, Shkupi do të përfitojë 375 mijë euro

Ish-Sulmuesi i Shkupit, Darboe Dembo, nga sot është futbollist i ri i Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe. Golashënuesi më i mirë i Shkupit në dy sezone, u transferua në janar të vitit të kaluar në Bjellurusi te skuadra Shaktjor Soligorsk për 700 mijë euro, ndërsa këtë verë u largua për tu transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për një transfer në vlerë për 1.5 milionë euro.

Duke qenë se Shkupi posedon 25% të të drejtave të futbollistit, nga ky transferim do të përfitojë rreth 375 mijë euro.