Dembele në prag të nënshkrimit me ekipin kinez Guangzhou R&F

Dembele në prag të nënshkrimit me ekipin kinez Guangzhou R&F

Futbollisti mesfushor Mousa Dembele gjendet në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me klubin kinez Guangzhou R&F. Sipas informacioneve të mediave britanike belgu ka udhëtuar për në Kinë për të dakorduar detajet e kontratës, ndërsa klubi i deritanishëm i tij Tottenham duhet të fitojë 11 milionë paundë dëmshpërblim, transmeton AA.

Kontrata e mesfushorit të shkëlqyer 31-vjeçar me klubin e Londrës skadon këtë verë, që është një nga arsyet pse Tottenham po e liron atë.

Dembele erdhi në Tottenham në 2012 nga rivali i qytetit Fulham për 17 milionë euro. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Germinal Berschoot, Willem II dhe AZ Alkmaar.

Ai në fanellën e klubit të Londrës luajti 242 ndeshje dhe shënoi dhjetë gola. Për ekipin kombëtar të Belgjikës, ai luajti 80 herë duke shënuar edhe pesë gola.