Delegacioni turk vizitë në SHBA për të diskutuar mbi modernizimin dhe blerjen e F-16

Delegacioni turk vizitë në SHBA për të diskutuar mbi modernizimin dhe blerjen e F-16

Një delegacion teknik nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Türkiye-s, me ftesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka udhëtuar në SHBA ku do të diskutojë rreth modernizimit dhe blerjes së avionëve F-16, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë, thuhet se në kuadër të modernizimit dhe blerjes të F-16 nga SHBA, janë mbajtur tre takime në Türkiye, përkatësisht në dhjetor 2021, si dhe në shkurt dhe mars 2022.

“Delegacioni teknik i Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, me ftesë të SHBA-së, ka udhëtuar drejt SHBA-së për të realizuar sa më shpejt modernizimin dhe blerjen e F-16”, thuhet në deklaratë.