Dejvid Gir për referendumin: Gjithçka që çon prapa dhe i pengon eurointegrimet, duhet të shmanget

Dejvid Gir për referendumin: Gjithçka që çon prapa dhe i pengon eurointegrimet, duhet të shmanget

Çdo iniciativë që mund t’i jetë pengesë dhe me këtë ta pengojë rrugën e vendit në BE-integrimet, me të vërtetë duhet të shmanget, thotë euroambasadori Dejvid Gir për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për referendumin kundër marrëveshjes me Bullgarinë.

“Më kujtohet kur për çështjen e ndryshimeve kushtetuese bisedohej për herë të parë, e ajo ishte vitin e kaluar, atëherë nuk ka pasur kundërshtim në spektrin politik, ishte mjaftë qetë për këtë çështje”, thotë Gir në intervistë për 360 gradë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk sheh me simpati në iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo përkujton se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore nga procesi aderues dhe BE-ja disa herë tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe Marrëveshja e Prespës, duhet të implementohen në frymë të mirë nga të gjithë”.

Në kontekst të procesit të skriningut, ambasadori i BE-së flet për nevojën e ruajtjes së momentit së hapjes në korrik të negociatave, për bashkimin e të gjitha forcave të vendit dhe fokusimin në qëllimin e përbashkët – anëtarësimin në BE sa është e mundur më shpejtë.