Dëgjohet sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Një shpërthim është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës këtë të premte, rreth orës 22:00.
Raportohet se shpërthimi është dëgjuar afër Spitalit në Mitrovicën e Veriut.
Besim Hoti, zv/komandant në rajonin policor të Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar për Telegrafin se bëhet fjalë për shpërthim piroteknik.
“Bëhet fjalë për shpërthim piroteknik. Nuk ka të lënduar e as dëme”, është shprehur Hoti.
Ndryshe, Policia e Kosovës që nga e marta është duke u përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur në pjesën veriore, ku po bëhen përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunash./Telegrafi/