Deficiti tregtar i BE-së 25 miliardë euro në janar-nëntor 2018

Deficiti tregtar i BE-së 25 miliardë euro në janar-nëntor 2018

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) ka një deficit prej 25.2 miliardë euro në periudhën janar-nëntor të vitit 2018, raporton AA.

Agjncia evropiane për statistika, Eurostat tha se eksportet e mallrave të BE-së janë rritur me 4,7 për qind nga viti paraprak, duke arritur në shifrat prej 1.800 trilion euro në 11 muajt e fundit të vitit të kaluar.

Eurostat tha se importet e BE-së arritën në 1.825 trilionë euro, që shënon një rritje vjetore me 6,7 për qind.

Në të njëjtën periudhë, thuhet më tej, tregtia brenda bllokut 28-anëtarësh është rritur me 5,7 për qind, më saktësisht në 3.25 trilionë euro.

Në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, një euro u shkëmbye mesatarisht me 1.19 dollarë, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2017 shkalla e këmbimit mesatar ishte 1.12 në relacion EUR/USD.

SHBA-të mbeten tregu më i lartë për eksportin e mallrave të BE-së me rreth 374 miliardë euro, që është rreth 21 për qind e totalit të eksporteve, të ndjekur nga Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Për sa u përket importeve, Kina është shteti nga ku BE-ja ka importuar më së shumti, rreth 363 miliardë euro ose rreth 20 për qind të totalit të importeve, ndjekur nga SHBA-të, Rusi, Zvicra dhe Norvegjia.