` . De Ligt shërohet nga COVID-19, grumbullohet për Bolognan - TV SHENJA

De Ligt shërohet nga COVID-19, grumbullohet për Bolognan

Kjo javë sjell një tjetër lajm të mirë për Juventusin pas suksesit në Superkupën e Italisë. Andrea Pirlo do të ketë një forcë më shumë në mbrojtje për ndeshje e radhës në Serinë A kundër Bolognas. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Matthijs De Ligt, që më në fund është shëruar nga Koronavirusi.

21-vjeçari, sikurse e kërkon protokolli, ka kryer dy teste molekulare që fatmirësisht kanë dhënë rezultat negativ. Lojtari ka lënë izolimin dhe në orët e mbrëmjes i është bashkuar skuadrës në grumbullim. De Ligt do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën me Bolognan në “Allianz Stadium”, që do të zhvillohet në orën 12:30.