De Gea në pikëpyetje, Ten Hag kërkon portier në La Liga

De Gea në pikëpyetje, Ten Hag kërkon portier në La Liga

Manchester United e nisi sezonin e ri në Premier League me dy humbje surpizuese përballë Brentford dhe Brighton. Megjithatë, Erik ten Hag ia doli mbanë t’i rikthejë “Djajtë e Kuq” te triumfi  duke krijuar, vazhdimësinë prej 4 fitoresh rradhazi.

Drejtuesit e United shpenzuan përsëri shuma marramendëse në merkaton verore dhe ofruan disa lojtarë që tekniku Ten Hag i kërkoi si Malacia apo Lisandro Martinez. Megjithatë, 52-vjeçari nuk është i bindur nga performanca e portierit David de Gea, i cili në fillimin e sezonit shfaqi disa pasiguri, të cilët i kushtuan shumë skuadrës.

Spanjolli është futur në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e kuq” dhe Erik ten Hag ia ka bërë të qartë drejtuesve për të mos i rinovuar kontratën, pasi holandezi ka pikasur zëvendësuesin ideal. Bëhet fjalë për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak i cili pëlqehet së tepërmi nga trajneri ten Hag, ku sipas mediave United është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 15.6 milion paund në sezon.